Telegrafi

Të shtunën në Kosovë ndodhën 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre ishin me persona të lënduar

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Policia në raportin e saj 24-orësh njofton se 18 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar, kurse 25 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Të shtunën po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 119 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, 29 persona janë arrestuar, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Telegrafi/