Site icon Telegrafi

Të Shtunën LSDM-ja do të zgjedhë liderin e ri të saj, Zaevi është kandidat i vetëm

Mbi 700 delegatë të LSDM-së të shtunën do të zgjedhin liderin e ri të partisë dhe anëtarët e Komitetit qendror të kësaj partie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lideri i tanishëm, Zoran Zaev, është i vetmi kandidat që është paraqitur në konkursin publik, për të konkuruar për këtë post. Nëse nuk do të ketë kandidat tjetër, atëherë kandidatura e tij do të shqyrtohet dhe formalisht do të miratohet./Telegrafi/

Exit mobile version