Telegrafi

Të shtunën audicionet për “O Sa Mirë Kids”

Foto: O Sa Mirë/Facebook

Seriali “O Sa Mirë” është kthyer në një prej serialeve më të shikuara në vend.

Së shpejti, pritet që ky serial të vijë edhe në një version të përshtatur për fëmijë, ku do të luajnë aktorë të vegjël.

E audicioni për fëmijët që do të luajnë në “O Sa Mirë Kids” do të mbahet këtë të shtunë në shkollën “Meto Bajraktari” në lagjen “Te Qafa”, ora 11:00.

Të gjithë ata fëmijë që kanë talent, mund të konkurrojnë për tu bërë pjesë e këtij seriali, i cili për një kohë të gjatë ka qenë një prej më të shikuarve në vend.

Ajo çfarë nevojitet nga plikantët është një imitim, interpretimi i një kënge dhe një poezie.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth serialit 'O Sa Mirë'

Vetëm më të mirët e audicioneve do të përzgjidhen më pas për tu bërë pjesë e episodeve të reja të serialit.

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e audicioneve, mund të aplikojnë përmes e-mailit: osmkids@gurmania.tv
/Telegrafi/