Site icon Telegrafi

Të shtënat në ahengje gjatë muajit gusht, MPB: Tre persona janë lënduar, janë konfiskuar 71 armë zjarri dhe municione

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit gusht ka pasur disa incidente me të shtëna me armë në ahengje familjare.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë pranuar 74 raportime nga qytetarët, ku janë konfiskuar armë dhe municione, transmeton Telegrafi.

“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

Tutje, MPB thekson se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

Gjithashtu, MPB ka bërë thirrje që qytetarët të festojnë me zemër dhe jo me armë./Telegrafi/

Exit mobile version