Telegrafi

Të shtënat ndërpresin një shërbim funerali në Irlandën e Veriut – momenti kur të pranishmit largohen të tmerruar

Tre të dyshuar meshkuj janë arrestuar sot nga policia e Irlandës Veriore pasi të shtënave me armë në një shërbim funerali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme të videos tregojnë një grua duke iu drejtuar dhjetëra njerëzve në një kishë në Strabane, në perëndim të Tyrone këtë mëngjes.

Ajo dëgjohet duke thënë ‘ka ardhur koha të themi lamtumirë’ para se të ndërpritet nga tingulli i tmerrshëm, tronditës i armëve nga brenda ndërtesës.

Të tmerruar, anëtarët e audiencës vrapojnë për jetën e tyre dhe bërtasin në terror, ndërsa gruaja dhe prifti përkrah saj menjëherë largohen nga skena.

Shërbimi Policor i Irlandës Veriore (PSNI) ka konfirmuar tani që burrat, të moshës 17, 22 dhe 32 vjeç, u arrestuan pas incidentit. /Telegrafi/