Policia e Kosovës ka dhëne detaje të rastit të së enjtes mbrëma ku ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Në raportin policor bëhet e ditur se një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor. /Telegrafi/