Site icon Telegrafi

Të shtënat me armë në Dragodan – përfshihet polici Avni Berisha i njohur si “Tarkani”

Sonte në ora 20:00 është sulmuar me armë zjarri polici Avni Berisha, i njohur si Tarkani. Sulmi ka ndodhur pranë banesës së tij në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KP avokati i tij, Naim Rudari, i cili ka thënë se polici Berisha ndodhej pranë banesës së tij në momentin kur është gjuajtur me armë zjarri nga një person, ndërsa ai i është kundërpërgjigjur sulmuesit me të shtëna zjarri me armën e tij zyrtare.

“Paraprakisht muajin e kaluar, më 24 tetor ai është sulmuar në të njëjtin vend, te banesa e tij në lagjen Arbëria. Një persona ka qenë aty, ai e ka gjuajt me armë dhe ky është i përgjigjur me armë zyrtare. Fatbardhësisht të lënduar nuk ka”, tha Rudari.

Lexo po ashtu Të shtëna me armë zjarri në Dragodan

Ai sqaroi se Policia i ka regjistruar dy rastet dhe po e kryen punën e vet. Rudari tregoi se polici Berisha i ka dyshimet e tij se nga mund t’i kenë ardhur dy sulmet. “Ai i ka dyshimet e tij, por për momentin ato mbesin vetëm te policia dhe ne nuk mundemi me i dhënë për publikun”, tha avokati.

Rudari tregoi se deri tani nuk është kërkuar mbrojtje për Avni Berishën, ndërsa Policia pas studimit të situatës do të vendos nëse do t’i afrohet mbrojtje.

Berisha ishte i përfshirë muaj më parë në rrahjen ndaj ish-drejtorit të Postës, Agron Mustafa.

Incidentin me armë zjarri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, dume mos dhënë detaje se kush ka qenë cak i sulmit, as për motivet e mundshme të sulmit.

Exit mobile version