Një djalë 13-vjeçar palestinez qëlloi dhe plagosi baba e bir në Jerusalemin lindor të shtunën disa orë pasi një person i armatosur vrau shtatë persona jashtë një sinagoge, në një nga sulmet më vdekjeprurëse të këtyre viteve.
Dy të shtënat shënuan një tjetër përshkallëzim dramatik në konfliktin izraelito-palestinez dhe nxitën thirrjet globale për qetësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Policia tha se sulmi i fundit me armë ndodhi të shtunën në mëngjes në Silwan jashtë qytetit të vjetër, të rrethuar me mure në Jerusalemin lindor të aneksuar nga Izraeli.
Një baba, 47 vjeç dhe djali i tij 23-vjeçar pësuan plagë me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit dhe u dërguan me urgjencë në spital, thanë policia dhe mjekët.
Policia kishte njoftuar më herët arrestimin e 42 personave në lidhje me sulmin e së premtes në sinagogë. /Telegrafi/