Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmjen e së mërkurës pranë presidencës në kryeqytetin e Çadit, N’Djamena.
Kolona me automjete ushtarake u panë duke shkuar gjithashtu drejt presidencës, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, përcjell Telegrafi.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, një burim sigurie tha se njerëz të armatosur kishin sulmuar brendësinë e kompleksit presidencial ndërsa të gjitha rrugët që të çojnë në presidencë janë bllokuar, duke shtuar se tanket mund të shiheshin në rrugët e N’Djamena.
🇹🇩 Breaking: Gunfire Near Chad Presidential Palace, Attackers Reportedly Neutralized
Gunfire erupted Wednesday evening near the presidential palace in Chad's capital, N'Djamena.
According to AFP, citing a security source, armed men launched an attack on the interior of the… pic.twitter.com/XnBfev4sAs
— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) January 8, 2025
Menjëherë pas raporteve fillestare për të shtëna me armë zjarri, ministri i Infrastrukturës së Çadit, Aziz Mahamat Saleh tha se “situata po trajtohej”.
“Asgjë serioze, pa panik, situata është nën kontroll”, ka shkruar ai në Facebook pa dhënë detaje të tjera.
Një qëndrim të përafërt ka dhënë edhe zëdhënës i qeverisë.
#BREAKING 'The situation is under control,' says General Staff of Chadian Armed Forces after gunfire heard around presidency in capital N'Djamena pic.twitter.com/zhlqGLx5ec
— Anadolu English (@anadoluagency) January 8, 2025
“Ishte një incident i vogël … gjithçka është e qetë”, ka thënë Abderaman Koulamallah në një video të postuar në Facebook, për të cilën ai tha se ishte filmuar në presidencë.
Të shtënat e së mërkurës vijnë më pak se dy javë pasi vendi afrikan mbajti zgjedhje të kontestuara legjislative, provinciale dhe lokale. /Telegrafi/