Një i ri ka vdekur pasi u qëllua me armë në veri të Londrës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Policia Metropolitane ka thënë se është thirrur në orën 15:20 sipas kohës lokale rrugën Roman në Islington për të raportuar për të shtëna me armë.
Dhe pasi kanë shkuar atje, siç thuhet më tej, oficerët si dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër gjetën një burrë, i moshuar në të 20-tat e tij.
Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes menjëherë, gjë që u është thënë edhe të afërmve të tij.
Nuk ka të dhëna për ndonjë motiv dhe se asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. /Telegrafi/