Telegrafi

I vrari është Edmond Mustafa – mediat sjellin detaje rreth të shtënave në Tivar të Malit të Zi

(E plotësuar) Mediat në Mal të Zi raportojnë se mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit është vrarë Edmond Mustafa (29).

Sipas tyre, një njoftim i tillë ka ardhur nga Policia, duke shtuar se autori, i cili ende nuk dihet, ndodhet në arrati.

Fotografi e publikuar nga mediat në Mal të Zi

Siç thuhet më tej, pasi ka qëlluar me disa të shtëna në drejtim të Mustafës, sulmuesi është larguar me motoçikletë nga vendi i të shtënave.

“Policia po ndërmerr masa dhe veprime intensive me qëllim identifikimin, gjetjen dhe privimin nga liria të autorit apo disa prej tyre”, kanë thënë për CDM nga Drejtoria e Policisë. /Telegrafi/


Të shtëna në Tivar të Malit të Zi – raportohet se ka mbetur një i vrarë

Një anëtar i cili, siç raportuan mediat në Mal të Zi, ishte anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar.

Kështu raportojnë mediat në Mal të Zi, si “Vijesti”, përcjell Telegrafi, duke u thirrur nga informata jozyrtare.

Megjithatë, ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Siç raportohet më tej, policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. /Telegrafi/