(E plotësuar) Mediat në Mal të Zi raportojnë se mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit është vrarë Edmond Mustafa (29).
Sipas tyre, një njoftim i tillë ka ardhur nga Policia, duke shtuar se autori, i cili ende nuk dihet, ndodhet në arrati.
Siç thuhet më tej, pasi ka qëlluar me disa të shtëna në drejtim të Mustafës, sulmuesi është larguar me motoçikletë nga vendi i të shtënave.
“Policia po ndërmerr masa dhe veprime intensive me qëllim identifikimin, gjetjen dhe privimin nga liria të autorit apo disa prej tyre”, kanë thënë për CDM nga Drejtoria e Policisë. /Telegrafi/
Të shtëna në Tivar të Malit të Zi – raportohet se ka mbetur një i vrarë
Një anëtar i cili, siç raportuan mediat në Mal të Zi, ishte anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar.
Kështu raportojnë mediat në Mal të Zi, si “Vijesti”, përcjell Telegrafi, duke u thirrur nga informata jozyrtare.
Megjithatë, ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Siç raportohet më tej, policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. /Telegrafi/