Site icon Telegrafi

Të shtëna në SHBA, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën mes të cilëve një oficer policie, pas një konflikti me armë që ka ndodhur në Jersey City, të New Jersey-t.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se dy persona të armatosur u futën brenda një dyqani ku gjatë konfliktit janë plagosur edhe dy policë të tjerë.

Polici që ndërroi jetë u identifikua si Joseph Seals, 39 vjeç, i cili ishte pjesë e një programi të gjerë shtetëror për konfiskimin e armëve të paligjshme.

Autoritetet vendosën që disa shkolla dhe biznese lokale të mbyllen përkohësisht.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me motivin e kësaj ngjarje ku humbën jetën 6 persona.

Mirëpo, autoritetet deklaruan se nuk besojnë që ky është një sulm terrorist. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version