Telegrafi

Të shtëna në Ottawa të Kanadasë, raportohet për disa të plagosur

Policia në Ottawa po heton një situatë të të shtënave që thuhet se ka lënë disa të plagosur në një zonë në qendër të qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Policia e Ottawas dhe ekipet e emergjencës u thirrën në bllokun 400 të Rrugës Gilmour pak para 7:30 të mëngjesit, në një raportim për të shtëna aktive me ‘persona të shumtë’ të plagosur.

Si pasojë, që nga ora 8 e mëngjesit, ekipet mjekësore kanë thënë që tre persona janë trajtuar dhe transportuar në spital me lëndime serioze.

Policia tha që një ‘përgjigje e koordinuar’ është duke u zhvilluar, ndonëse nuk kanë dhënë detaje nëse sulmuesi është arrestuar.

Së paku deri më tani nuk dihet motivi i të shtënave dhe policia ka bërë thirrje për shmangie të zonës, nga banorët. /Telegrafi/