Site icon Telegrafi

Të shtëna në një shkollë në Colorado, të paktën shtatë të plagosur – dy të arrestuar, një i dyshimtë në arrati (Video)

Të paktën shtatë studentë u plagosën dhe dy të dyshuar janë në paraburgim nga të shtënat në një shkollë në Highlands Ranch, Colorado.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ende nuk i ka bërë të ditur emrat e dy të dyshuarve të cilët janë kapur nga një ekip i SWAT.

Policia njoftohet se është në kërkim të një të dyshuari të tretë dhe skena ende konsiderohet ‘e paqëndrueshme’.

Shkolla mëson rreth 1.850 nxënës të moshës nga pesë deri në 18 vjeç, të kombinuar në shkollën e tyre fillore, të mesme dhe të lartë.

Prindërve u kërkohej që të merrnin fëmijët e tyre në qendrën rekreative aty pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version