Telegrafi

Të shtëna në një shesh ndërtimi në Mynih të Gjermanisë, dy të vdekur (Video)

Dy burra të vdekur është bilanci i të shtënave në qytetin jugor gjerman të Mynihut të enjten, por nuk ka indikacione për ndonjë sulm terrorist.

Kështu raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sipas të cilave, Gjermania ka qenë në alarm të lartë që nga dhjetori 2016, kur një azilkërkues tunizian me lidhje islamike rrëmbeu një kamion, vrau shoferin dhe pastaj e mori atë duke u futur në një vend të mbushur me njerëz në Berlin, duke vrarë 11 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra.

Zëdhënësi i policisë Sven Mueller tha se një nga dy të vdekurit kishte qëlluar me armë, duke shtuar se askush tjetër nuk dukej se ishte lënduar në këtë incident.

“Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit atje”, ka thënë tutje Mueller.

Banorët lokalë kishin raportuar se të shtëna ndodhën në një shesh ndërtimi të enjten në mëngjes. /Telegrafi/