Tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një dyqan armësh në shtetin amerikan të Luizianës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet lokale thanë se një “gjuajtës fillestar” hapi zjarr, duke goditur dy persona, gjë që bëri disa të tjerë në dyqan të qëllonin me armë.
Dy personat si dhe personi i armatosur fillestar ndërruan jetë. Asnjëri prej tyre nuk është identifikuar publikisht.
Zyrtarët thanë se hetimet ishin duke vazhduar për sa i përket incidentit në dyqanin Jefferson Gun Outlet në një periferi të New Orleans.
Dy persona e tjerë të plagosur nga të shtënat janë në gjendje stabile në spital. /Telegrafi/