Site icon Telegrafi

Të shtëna në Londër, vritet një grua dhe plagosen dy burra – njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një hetim për vrasje është duke u zhvilluar në Britani të Madhe, pasi një grua u vra dhe dy burra u plagosën nga të shtënat që ndodhën në veriperëndim të Londrës.

Policia metropolitane njoftoi se ishin telefonuar për të shtëna rreth orës 21:15 të shtunën mbrëma, në rrugën Gifford në Harlesden, transmeton Telegrafi.

Gruaja besohet të jetë në të 40-at që u gjet e plagosur, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar – ajo u shpallë në vendin ku është kryer krimi.

Që të dy burrat në të 30-at, kanë pësuar gjithashtu lëndime nga sulmi me armë. Njëri prej tyre mbetet në gjendje të rënë, kurse tjetri është rikuperuar.

Rrugët mbeten të mbyllura në afërsi të skenës së krimit, e deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur me këtë sulm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version