Telegrafi

Të shtëna në Kongresin Amerikan, qëllohet një polic (Foto/Video)

(E plotësuar) Një polic është qëlluar dhe plagosur të hënën në ndërtesën e Kongresit amerikan, ndërsa i dyshuari është kapur, ka thënë një burim për Reutersin duke u thirrur në informata të marra nga zyra e Policisë në Kongres.

Të shtënat janë dëgjuar në Qendrën për Vizitorë në Kongres dhe punëtorëve u është thënë të gjejnë strehim. Burimi ka thënë se lëndimet e policit nuk janë serioze, transmeton Koha.net.

Kongresi sot është në pushim, ndërsa brenda gjendet një numër i vogël i ligjvënëse.

U.S. Capitol update:– Male suspect was shot and is in custody following reports of gunfire. — A female civilian bystander was injured by shrapnel. — Lockdown has been lifted.– New video shows the scene inside the Capitol Visitor Center. Latest updates: http://cnn.it/1UxIIbR

Posted by CNN International on 2016-03-28


 Ndërtesat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Washington janë mbyllur para pak çastesh për shkak të një “kërcënimi të mundshëm të sigurisë”, ka thënë Policia e Washingtonit.

“Askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë nga asnjë prej ndërtesave të Kongresit Amerikan. Kushdo që gjendet jashtë këtyre ndërtesave këshillohet të fshihet menjëherë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Policia, transmeton Koha.net.

“Washington Post” raporton se Policia dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur një raportimi për të shtëna në qendrën për vizitorë në ndërtesën Kongresit amerikan.

Sipas Reuters, një polic është qëlluar me armë zjarri, mirëpo gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu raportohet se i dyshuari është kapur tashmë nga policia.