Site icon Telegrafi

Të shtëna ndaj policëve në Washington, arrestohen pesë persona

Policia në Washington ka arrestuar pesë njerëz pasi që kanë hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë, bën të ditur Asociated Press.

Tani për tani nuk ka ndonjë informatë për ndonjë të lënduar nga të shtënat.

Ky incident i ri ka ngjarë pas protestave për vrasjen e afroamerikanit në Luzijana dhe Minesota nga ana e Policisë dhe vrasja e pesë policëve në Dallas javën e kaluar.

Zëdhënësi i Policisë, Dastin Sternbek, i ka thënë AP-së se policët në Washington kanë reaguar në të shtënat në juglindje të qytetit.

Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes ndaj tyre është hapur zjarr nga një xhip.

Policia ua ka kthyer zjarrin sulmuesve që janë barikaduar në veturë dhe kanë refuzuar që të dorëzohen.

Pas rreth 30 minutave, tri gra dhe dy burra janë dorëzuar policisë.

Sternbek ka thënë se nuk është e qartë ende pse ata kanë gjuajtur në policë ndërsa hetimet do të konfirmojnë nëse të dyshuarit kanë kryer ndonjë vepër penale para se të arrijë Policia.

Exit mobile version