(E plotësuar) Dymbëdhjetë vetë u qëlluan dhe u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në një vend të mbushur me njerëz dhe në një bar në Kaliforninë jugore, thanë policia, shkruan The Guardian.
Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, i cili ka cituar sherifin e Qarkut Ventura, Sgt Eric Buschow, sulmuesi gjithashtu është i vdekur.
“Është një skenë e tmerrshme atje. Ka gjak kudo”, ka thënë sherifi Geoff Dean. /Telegrafi/
————————————————————————–
Vritet sulmuesi, të paktën 11 të lënduar nga të shtënat masive në një bar në Kaliforni (Foto/Video)
Të paktën 11 persona janë plagosur pasi një i armatosur ka hapur zjarr në një bar të një kolegji në Kaliforninë jugore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 30 të shtëna u qëlluan në Borderline Bar & Grill në Thousand Oaks, rreth 40 milje në perëndim të Los Anxhelosit.
Dëshmitarët thonë se sulmuesi kishte mësyrë hapësirën ku kreu sulmin, i veshur me një xhaketë të zezë, i armatosur me armë dhe granata tymi.
Ai, siç thuhet më tej, u qëllua për vdekje, pas një përplasje armësh me policinë. /Telegrafi/
————————————————————————–
“Të shtëna masive” në një bar në Kaliforni, dyshohet për viktima (Foto/Video)
Policia ka reaguar ndaj raportimeve për të shtëna masive të cilat kanë lënë disa të plagosur dhe mund të kenë çuar edhe në viktima, natën e së mërkurës, brenda një bari Thousand Oaks, Kaliforni.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e emergjencës po reagonin ndaj “të shtënave aktive” brenda Borderline Bar & Grill, sipas një postimi në Twitter nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Ventura.
Heading over to Borderline in Thousand Oaks where there has been a reported mass shooting. Will post more updates as they come.https://t.co/Py5c6KKjZd
— Jeremy Childs (@Jeremy_Childs) November 8, 2018
Një zyrtar i zbatimit të ligjit, duke folur në kushtet e anonimitetit, ka thënë për mediat e huaja se janë dëgjuar të paktën 30 të shtëna dhe se mund të ketë edhe viktima.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dikush u fut në bar rreth orës 11:30 të mbrëmjes (sipas kohës lokale) dhe filloi të qëllonte me atë që dukej të ishte një pistoletë e zezë.
Autoritetet dhe ekipet e emergjencës kanë vërshuar zonën dhe autoritetet kanë bërë thirrje për të shmangur zonën. /Telegrafi/