Telegrafi

Të shtëna masive në Gjermani, raportohet për gjashtë të vdekur – arrestohet sulmuesi

Një sulm masiv me armë në Gjermani ka ndodhur këtë pasdite dhe ka të ngjarë të ketë vrarë disa njerëz, ka thënë policia.   

Gjashtë anëtarë të familjes kanë vdekur në një gjuajtje masive në një lokal në Gjermani këtë pasdite.

Gazeta gjermane Bild raporton se viktimat ishin të gjithë anëtarë të së njëjtës familje dhe u qëlluan nga një mashkull 37-vjeçar, i cili ishte i njohur për ta.

 

Policia në Aalen tha që të shtënat ndodhën të premten menjëherë pas mesditës në qytetin Rot am See, në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg, 168 kilometra në veri-perëndim të Mynihut. transmeton Telegrafi.

Ata thonë se disa të tjerë janë plagosur dhe ka të ngjarë që gjashtë persona të kenë vdekur.

Lexo po ashtu Gjermani, 26-vjeçari vret gjashtë anëtarët e familjes pas një mosmarrëveshje

I dyshuari me armë, që raportohet të jetë një mashkull 37-vjeçar, është arrestuar.

Zëdhënësi i policisë Holger Binert tha se ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa njerëz ishin vrarë.

“Ne jemi duke punuar për të hetuar edhe më shumë rastin. Në çdo rast, ne nuk kemi asnjë informacion mbi të dyshuarit e mëtejshëm”, tha ai.

“Ne kemi arrestuar një të dyshuar”, tha Binert, duke shtuar se informacionet fillestare tregojnë se personi i dyshuar është arrestuar dhe një ose më shumë nga viktimat e njihnin njëri-tjetrin.

I dyshuari besohet të jetë një shtetas gjerman, por ende nuk është identifikuar nga autoritetet. /Telegrafi/