Gjatë mbrëmjes së kaluar kanë ndodhur të shtëna masive në jug të Baltimore, SHBA, ku policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Raportet fillestare treguan se disa njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën, raportoi Fox 45 Baltimore, transmeton Telegrafi.
Dhjetë persona u dërguan në spitale nga policia, dhe 19 të tjerë vozitën vetë, raporton Fox 45, duke shtuar se një dëshmitar tha se dëgjuan 20 deri në 30 të shtëna.
Departamenti i Policisë në Baltimore nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.
Akoma nuk dihen shkaqet e të shtënave apo nëse ka të arrestuar a dyshuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/