Telegrafi

Të shtëna jashtë Parlamentit britanik (Foto/Video)

Mediat britanike janë duke raportuar se ka pasur të shtëna jashtë ndërtesës së Parlamentit britanik.

Po sipas tyre, përcjell Telegrafi, dy burra, përfshirë një polic britanik janë qëlluar jashtë ndërtesës së Parlamentit britanik në Londër.

Së paku një e shtënë është dëgjuar nga ata që gjendeshin brenda ndërtesës. Puna e parlamentit është pezulluar.

Dëshmitarët thonë se kanë parë njerëzit duke u trajtuar për plagët dhe kanë parë një njeri me thikë të shtrirë për tokë.

Stafit brenda Parlamentit i është thënë për të qëndruar brenda zyrave të tyre. /Telegrafi/