Nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, Nju Jork, kanë mbetur të paktën 11 persona të plagosur.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) nuk ka dhënë detaje rreth incidentit ndërkohë që postimet në mediat sociale kanë treguar një prani të madhe të policisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale.
🚨 #BREAKING:: MASS SHOOTING IN NEW YORK CITY, AMERICA.
At least 11 people have been shot in Queens, NY at Amazura Night Club
There is still an ACTIVE situation. pic.twitter.com/5yKj7peLMt
— Islam (@IslamAQFJ) January 2, 2025
Incidenti përkoi me një sulm vdekjeprurës në New Orleans në ditën e Vitit të Ri, ku 15 u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën kur një automjet “u përplas” në një turmë.
UPDATE: 12 people were hit in a terrifying incident at Amazura Night Club in Jamaica, Queens. Chaos erupted with:
• 3 victims shot right in front of the club
• More found injured on the 2nd floor inside
• 2 more wounded near Sutphin Blvd & Archer Ave
• A 15-year-old girl… pic.twitter.com/OQiocZD9TN— jay plemons (@jayplemons) January 2, 2025
Policia shkëmbeu me armë zjarri me të dyshuarin, i cili u qëllua për vdekje gjatë konfrontimit, thanë burimet për New York Times.
Ndërkohë, Në Las Vegas, një Tesla Cybertruck i marrë me qira, u përfshi nga flakët jashtë hotelit Trump International të mërkurën në mëngjes.
Shpërthimi rezultoi në një të vdekur dhe shtatë të plagosur, me autoritetet duke e hetuar atë si një akt të mundshëm terrorizmi. /Telegrafi/