Të shtëna të armëve janë dëgjuar jashtë selisë së shitësit rus me pakicë në internet Wildberries në Moskë.
Kanali pro-Kremlin në Telegram, Mash, pretendon se një grup i burrave të paidentifikuar kanë arritur në zyrat e Wildberris dhe hapën zjarr – duke plagosur tre persona.
Tërë zyrat janë evakuuar, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, transmeton Telegrafi.
Sherri filloi kur një grup burrash, përfshirë Vladislav Bakalchuk, ish-bashkëshorti i Tatiana Bakalchuk, themelueses së Wildberris – gruaja më e pasur në Rusi – tentuan të futen në ndërtesë.
Videoja e publikuar nga Mash, shfaq përplasjen që ndodhi jashtë zyrtare që rezultuan me të shtëna armësh dhe britma.
Sipas një komunikate të Wildberries, Vladislav Bakalchuk dhe truprojat e tij tentuan të futen me forcë në zyrat e Wildberries. Në anën tjetër forcat e rendit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe se tani situata është nën kontroll.
Tensioni mes Tatianas dhe Vladislav Bakalchukut u rrit pas shkurorëzimit të tyre në korrik. Vladislav kishte kërkuar publikisht ndihmën e liderit çeçen Ramzan Kadyrov, se po ka vështirë të marrë nën kontroll kompaninë. /Telegrafi/
❗️ BREAKING: There was a shooting at the Wildberries head office in Moscow
Office workers and students of a nearby university were evacuated.
Wildberries reported that Vladislav Bakalchuk, the husband of the company’s owner, and armed guards tried to “illegally enter” the head… pic.twitter.com/4nAJAPzNTn
— NEXTA (@nexta_tv) September 18, 2024