Telegrafi

Të shtëna armësh “pa ndonjë motiv”, një i vdekur dhe katër të plagosur në Nevada

Pesë persona u qëlluan, një për vdekje, dhe dy të dyshuar u arrestuan në Henderson, Nevada herët në mëngjes në ditën e Falënderimeve, tha policia.

Policia mori thirrje të shumta nga vende të ndryshme në të gjithë Henderson, tha Departamenti i Policisë në një njoftim për shtyp.

Të pestë, si të plagosurit dhe i vdekuri u gjetën nga policia në të njëjtin vend, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Besohet se të dyshuarit po vozisnin nëpër qytet duke qëlluar rastësisht mbi qytetarët pa ndonjë motiv të dukshëm”, tha Departamenti i Policisë Henderson.

Të dyshuarit u përshkruan si një mashkull i Bardhë, në të 20-at ose 30-at e tij dhe një femër e Bardhë, në të 20-at e saj, të dy me tatuazhe ose bojë në fytyrat e tyre, sipas policisë.

Një 22-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u gjet i vdekur nga një plagë e dukshme me armë zjarri, tha policia.

Të katër viktimat e mbijetuara, moshat e të cilave varionin nga 18-53 vjeç, u transportuan në një spital dhe pritet të mbijetojnë. /Telegrafi/