Telegrafi

Të shtëna armësh në qendër të Moskës, dy të plagosur

Të paktën dy persona janë plagosur, kur një person i panjohur filloi të shtie me armë zjarri në qendër të Moskës.

Të shtënat kanë ndodhur në një parking në rrugën Vorovski jo larg ndërtesës së Shërbimit Sekret, kurse sipas informatave jozyrtare janë plagosur dy policë, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi kishte shtënë me kallashnikov, kurse në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet elitare të policisë ruse.

Në anën tjetër sipas dëshmitarëve okularë, qytetarët e kapluar nga paniku filluan të bërtasin dhe vrapojnë në të gjitha anët.

“Të gjithë filluan të vrapojnë dhe të fshihen prapa ndërtesave”, ka shtuar një dëshmitar për mediat lokale. /Telegrafi/