Një përleshje ku pastaj ka pasur edhe të shtëna me armë ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar se si pasojë e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje një person ka marrë lëndime trupore./Telegrafi/