Parada tradicionale e 4 korrikut në Illinois është ndërprerë, pasi policia i është përgjigjur telefonatës për të shtëna me armë zjarri.
Të shtënat ndodhën në parkun Highland, ku po mbahej parada e 4 korrikut, transmeton Telegrafi.
Mbetet e paqartë sa persona ishin atje dhe nëse ka të plagosur apo edhe të vrarë.
The Illinois State Police is currently assisting Highland Park PD with an active shoot situation that occurred at the Highland Park Parade.
The public is advised to avoid the area of Central Ave and 2nd St. in Highland Park.
— IllinoisStatePolice (@ILStatePolice) July 4, 2022
Një person është mbuluar me batanije në tokë, derisa pesë tjerë janë parë të përgjakur.
Në anën tjetër policia e Illinois ka bërë të ditur se të shtënat janë akoma duke ndodhur.
https://twitter.com/NewsForAlI/status/1543989922423623680?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1543989922423623680%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.novosti.rs%2Fplaneta%2Fsvet%2F1132503%2Fpucnjava-paradi-povodom-dana-nezavisnosti-strahuje-vise-ljudi-poginulo-video
“Policia e Illinois po asiston në parkun Highland, ku po ndodhin të shtëna”, thuhet në kumtesën e policisë amerikane.
Gjithashtu thuhet se qytetarët janë këshilluar të shmangun zonën ku kanë ndodhur të shtënat.
Edhe zyrtarët lokalë kanë konfirmuar se policia i janë përgjigjur telefonatës dhe se të gjitha aktivitetet janë ndërprerë. /Telegrafi/