(E plotësuar) Shefi i policisë çeke Martin Vondrášek përditësoi numrin e personave të vrarë nga të shtënat në Universitetin Charles në qendër të Pragës, duke thënë se 14 vdiqën dhe 25 të tjerë u plagosën.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Vondrášek kishte thënë më parë se të paktën 15 persona kishin vdekur.
Ai tha se nga 25 të lënduarit, 10 janë në gjendje të rëndë.
Shefi i policisë i përditësoi numrat ndërsa foli në një konferencë për shtyp të enjten në mbrëmje. /Telegrafi/
Numri i të vdekurve shkon në 15, sulmuesi vrau edhe babanë e tij – detaje të tjera rreth të shtënave me armë në Pragë të Çekisë
Të paktën 15 persona janë vrarë nga të shtënat në qendër të Pragës, sipas shërbimeve çeke të urgjencës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 30 persona të tjerë janë plagosur, duke përfshirë nëntë të plagosur rëndë, sipas shërbimit çek të shpëtimit.
Policia tha më parë se personi i armatosur – një student në Fakultetin e Arteve në Universitetin Charles në Pragë – ishte “eliminuar”.
Trupi i tij u gjet në ndërtesën e universitetit, sipas zyrtarëve.
Policia tha se babai i të armatosurit gjithashtu u gjet i vdekur më herët sot.
Oficerët ende po pastrojnë zonën, përfshirë ballkonet e ndërtesës, për eksplozivë të mundshëm.
Të shtënat masive janë më vdekjeprurësit në Republikën Çeke në të paktën 40 vjet, me i fundit që ishte sulmi në spitalin e Ostravës në vitin 2019, në të cilin shtatë persona u vranë nga një person i armatosur, i cili më vonë i mori jetën edhe vetes. /Telegrafi/
Njëmbëdhjetë të vdekur, përfshirë sulmuesin – televizioni çek shpërndanë pamjet e studentëve duke u evakuuar pas të shtënave në Pragë
Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 11 të vdekur, përfshirë sulmuesin – dhe të tjerë të plagosur – pas të shtënave në qendër të Pragës, Çeki.
“Sipas ekipeve të shpëtimit, 10 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është neutralizuar nga policia”, thuhet në një postim të televizionit çek, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Shërbimet e Shpëtimit Mjekësor të qytetit të Pragës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për “11 të vdekur duke përfshirë sulmuesin, 9 të plagosur rëndë, 5-6 të plagosur mesatarisht të rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende”.
Střelba na FF UK: 11 mrtvých osob včetně útočníka, 9 vážně zraněných, 5-6 středě vážně zraněných, do 10 lehce zraněných. Počty se ještě mohou měnit.
— ZZS HMP (@zzshmp) December 21, 2023
VIDEO: Evakuace studentů z budovy Filozofické fakulty Univerzity Karlovy v centru Prahy ? pic.twitter.com/4AEhi1xhOb
— ČT24 (@CT24zive) December 21, 2023
Ndërkohë televizioni çek ka shpërndarë pamjet e studentëve duke u evakuuar në Pragë.
Të shtëna armësh në një universitet në qendër të Pragës – raportohet për të vdekur dhe të plagosur
Njerëz të vrarë dhe plagosur janë raportuar nga të shtënat në një universitet në qendër të Pragës, Republika Çeke, thotë policia.
Oficerët thanë se kishte një numër të pacaktuar të të vdekurve dhe të plagosurve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
BREAKING: Shooting with multiple fatalities at Charles University’s Faculty of Arts in Prague pic.twitter.com/Rs0u9RHsXi
— BNO News (@BNONews) December 21, 2023
“Bazuar në informacionet fillestare, ne mund të konfirmojmë se ka njerëz të vdekur dhe të plagosur në vend”, tha policia në mediat sociale.
Střelec byl eliminován !!! Celá budova je v současné chvíli evakuována a na místě je několik mrtvých a desítky raněných.
— Policie ČR (@PolicieCZ) December 21, 2023
Ata thanë se oficerët u vendosën për shkak të të shtënave në një shkollë në sheshin Jan Palach.
— Josef Otta (@meny1337) December 21, 2023
Fakulteti Filozofik i Universitetit Charles dhe Akademia e Arteve, Arkitekturës dhe Dizajnit ndodhen në atë zonë. /Telegrafi/