Policia amerikane ka njoftuar se ka pasur të shtëna në një spital në Troy, Michigan, në atë që ata e përshkruan si një “incident të izoluar”, por paralajmëruan se i dyshuari është ende i lirë.
Një paralajmërim urgjent për një sulmues aktiv iu dërgua banorëve pranë spitalit Corewell Health Beaumont, të enjten në mëngjes, transmeton Telegrafi.
Departamenti i policisë së Troy më vonë tha në një postim në X: “Ne mund të konfirmojmë se ka pasur të shtëna në spitalin Corewell Health Beaumont Troy. Ky duket të jetë një incident i izoluar, megjithatë i dyshuari nuk është në paraburgim. Ju lutemi shmangni zonën”.
Përdoruesit e mediave sociale raportuan se kishin marrë një alarm urgjent, i cili thoshte: “sulmues pranë spitalit Troy. Shmangni zonën, forcat e rendit janë në vendngjarje”.
We can confirm there has been a shooting at Corewell Health Beaumont Troy Hospital. This appears to be an isolated incident however the Suspect is not in custody. Please avoid the area.
Media staging area will be at the Troy Training center.
— Troy Police Department (@TroyMI_Police) March 20, 2025
Shkollat në Troy u mbyllën për shkak të sulmuesit, megjithëse mësimet vazhduan normalisht brenda. /Telegrafi/
🚨 BREAKING: A massive police response is happening near Corewell Health Beaumont Hospital in Troy, Michigan, after police confirmed an active shooting. SHOOTER NOT IN CUSTODY. pic.twitter.com/gHuihpoXsa
— Ready Breaking (@Ready_Breaking) March 20, 2025