Telegrafi

Të shtëna armësh në një shkollë të mesme në Teksas, plagosen dy nxënës – njëri në gjendje kritike

Dy nxënës mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike, nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm para një shkolle të mesme në Dallas të Teksasit.

Policia amerikane ka arrestuar një person të lidhur me sulmin. Të shtënat filluan në kampusin e shkollës së mesme Lamar në periferi të Arlingtonit rreth orës 6:55 të mëngjesit, përpara se shumë nxënës të ktheheshin në klasa pas pushimeve, transmeton Telegrafi.

Një nxënës mbeti i plagosur nga të shtënat, ndërsa tjetri nga “shrapnelët nga të shtënat. Të dy u dërguan në spital”, tha zëdhënësja e shkollës Anita Foster.

NBC Dallas-Fort Worth raportoi se njëri nga nxënësit e plagosur është në gjendje kritike, dhe tjetri duket se ka pësuar lëndime të lehta.

Policia e Arlington tha se i armatosuri i dyshuar nuk hyri në shkollë, dhe u arrestua menjëherë pasi policët mbërritën në vendngjarje. /Telegrafi/