Pesë fëmijët dhe një person i rritur janë vrarë, gjatë të shtënave që kanë ndodhur sot brenda një shkolle të mesme në Brazil.
Ekipet e zjarrfikësve kanë deklaruar për mediat lokale, se të shtënat kanë ndodhur brenda shkollës Raul Brasil në Suzano, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e të shtënave janë lënduar edhe tetë fëmijë tjerë, e siç raporton Globo TV, dy adoleshentë të armatosur kishin filluar të shtien në drejtim të shkollës dhe në fund kanë kryer vetëvrasje.
Sipas dëshmitarëve okularë, një person ka shtënë me revole para objektit të shkollës, e pas disa sekondave ishte futur edhe brenda që në ato momente vetëm sa kishte filluar mësimi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë dhe autoambulanca për të ndihmuar të plagosurit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=M_UZmwYVIew