Autoritet në shtetin amerikan Wisconsin, kanë bërë të ditur se në kazino në qytetin GreenBay ka ndodhur të shtëna ku si rezultat janë lënduar disa persona.
Siç raporton AP, pas intervenimit të policisë situata është vënë nën kontroll dhe se aktualisht nuk ka ndonjë rrezik – duke mos dhënë detaje tjera për ngjarjen, transmeton Telegrafi.
E menaxhmenti i kazinosë ka njoftuar se kanë ndodhur disa të shtëna ku si pasojë janë lënduar disa persona. Deri më tani nuk dihet identiteti i sulmuesit apo motivi i sulmit.
E një prej dëshmitarëve ka folur për mediat amerikane se si kishte ardhur deri të shtënat – duke pranuar se ndihet me fat që ende është gjallë. /Telegrafi/
John shared this video of the scene outside Oneida Casino during an active shooter situation. More details: https://t.co/WliruttUyC pic.twitter.com/kn99B9aZCE
— WLUK-TV FOX 11 (@fox11news) May 2, 2021
Here is how one witness describes his experience during the shooting at Oneida Casino near Green Bay: https://t.co/WliruttUyC pic.twitter.com/jfCOvExuM7
— WLUK-TV FOX 11 (@fox11news) May 2, 2021