Një burrë është vrarë gjatë të shtënave më armë në Mahattan në Upper State Side.
Policia e New Yorkut ende nuk ka arritur ta kapë sulmuesin që kishte hapur zjarr pranë një ndërtese, ku po kryheshin disa punime në rrugën 59, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të lëndimi i personave tjerë, kurse policia është vënë në kërkim të vrasësit.
Viktima ishte punëtor i ndërtimtarisë i cili mbeti i vdekur në vend.
Njësitet speciale të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, kurse sulmi ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale. /Telegrafi/