Gjashtë persona janë lënduar gjatë të shtënave me armë që ka ndodhur në një kafiteri në Marsejë, ka njoftuar sot policia franceze.
Të shtënat kishin ndodhur rreth orës 20:30 në kafiterinë Terminus, kur një person me motoçikletë iu afrua kafiterisë dhe hapi zjarr, me ç’rast është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Njëri nga gjashtë të lënduar është në gjendje kritike, e siç raportojnë mediat lokale pas të shtënave e tërë zona është bllokuar për shkaqe sigurie, kurse policia është duke u munduar të konfirmojë identitetin e sulmuesit.
Spekulohet se ky sulm ka të bëjë me krimin e organizuar, megjithatë asgjë zyrtare nuk ka derisa policia nuk është deklaruar lidhje me këtë. /Telegrafi/