Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në Londër, tre të plagosur – i dyshuari në arrati

Tre persona janë plagosur, pas raportimeve për një incident me të shtëna armësh në jug të Londrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhet e urgjencës u thirrën për një incident me të shtëna në Clapham Common South Side rreth orës 17:00 të së premtes.

Ata kanë bërë të ditur se pas dërgimit të ekipeve, “ne trajtuam tre persona në vendngjarje dhe i çuam dy në një qendër të madhe traumatike në Londër dhe një në spital”.

Ndërsa Policia Metropolitane tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se ishte në ndjekje të një të dyshuari.

“Ndërsa presim vlerësime formale, në këtë fazë nuk besojmë se ndonjë nga të lënduarit është në gjendje të rrezikshme për jetën”, kanë thënë ata duke shtuar se “oficerët e armëve të zjarrit po kontrollojnë zonën”. /Telegrafi/

Exit mobile version