Katër persona janë vrarë gjatë të shtënave që kanë ndodhur në një aheng të organizuar në qytetin Fresno në Kaliforni, ka njoftuar policia amerikane.
Të shtënat kanë ndodhur në një aheng të organizuar në juglindje të qytetit, ku janë qëlluar me armë zjarri 10 persona, transmeton Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=4IeBnYMUyJ4&feature=emb_title
Tre prej tyre menjëherë kanë mbetur të vdekur, kurse viktima e katërt ka ndërruar jetë në spital. E policia amerikane ka njoftuar se gjashtë të lënduarit janë duke e rimarrë veten pas tretmanit që u është bërë në spital.
“Ka qenë një aheng i organizuar ku janë mbledhur miq dhe familjarë që festonin në oborr dhe shikonin një ndeshje futbolli, kur një person i panjohur hapi zjarr mbi ta”, thuhet në komunikatën e policisë.
https://www.youtube.com/watch?v=OO39u0Y5Zlg&feature=emb_title
Ky është sulmi i dytë i armatosur që ka ndodhur në qytetin Fresno gjatë një jave, ku në sulmin e parë është vrarë një djalë i ri. /Telegrafi/