Një i armatosur është arrestuar dhe njerëz të shumtë janë plagosur pas një incidenti me të shtëna në Aurora, Illinois.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një incident të ndodhur në një fabrikë në Aurora, Illinois, sipas zyrtarëve të qytetit.
“Ne kemi një incident në vazhdimësi në 641 Archer Av”, kishte lajmëruar Departamenti i Policisë më herët.
EMERGENCY UPDATE | 3 p.m.
THE SHOOTER HAS BEEN APPREHENDED! The area is still on lock down!
More information will be provided soon.
— City of Aurora, IL (@CityofAuroraIL) February 15, 2019
Por më vonë është raportuar se katër oficerë policie dhe civilë të shumtë u plagosën në të shtënat.
Gjendja e tyre është e paqartë dhe autoritetet nuk kanë treguar nëse ndonjë prej tyre ka vdekur.
Mediat lokale kanë raportuar se një prani masive e policisë ishte në vendin e ngjarjes, me zjarrfikësit, policinë dhe SWAT duke iu përgjigjur.
Një dëshmitar që punon në fabrikë, ka thënë se i armatosuri ishte një nga kolegët e tij. /Telegrafi/