Të paktën 15 persona janë qëlluar, e me gjasë numri i tyre mund të jetë edhe më i madh, pas të shtënave që kanë ndodhur në Willowbrook në afërsi të Chicagos, Illinois, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët e këtij rasti të tmerrshëm.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të dielës, kur të shtënat ndodhën filluan në rrugën që lidhë Honeysuckle Rose dhe Route 83, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitarëve po mbahej një garë e kundërligjshme me vetura, në afërsi të një qendre tregtare kur edhe ndodhën të shtënat.
Vlerësohet se 200 deri në 300 persona ishin mbledhur për të ndjekur këtë ngjarje, që konsiderohet e kundërligjshme sipas ligjeve në SHBA.
Fillimisht u raportuar për 15 persona të qëlluar me armë, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se ky numër mund të jetë më i madh.
Disa prej tyre janë lënduar rëndë, kurse policia akoma nuk e ka konfirmuar numrin e saktë të lënduarve nga të shtënat. /Telegrafi/
BREAKING: Active shooter in #Willowbrook, #Illinois. At least 17 people shot in a mass shooting. pic.twitter.com/AV93tSDUr8
— Insider Times (@Insider_Times) June 18, 2023