Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në Gjermani, një burrë vret një grua dhe më pas kryen vetëvrasje

Dy persona humbën jetën nga shtënat që ndodhën brenda një marketi në pjesën qendrore të Gjermanisë – përkatësisht në Schwalmstadt

Sipas raportit të policisë gjermane, të shtënat janë raportuar rreth orës 13:00, kurse motivi i të shtënave akoma nuk dihet, transmeton Telegrafi.

E përditshmja HNA, duke u thirrur në deklaratat e dëshmitarëve, një burrë ka vrarë një grua dhe më pas ka kryer vetëvrasje brenda martketit.

Schwalmstadt është një qytet me madhësi të mesme – pra me afro 20 mijë banorë, rreth 90 minuta larg Frankfurtit. /Telegrafi/

Exit mobile version