Dy persona janë vrarë nga të shtënat që kanë ndodhur në pjesën perëndimore të Gjermanisë, e mediat lokale raportojnë se sulmuesi është në arrati.
Zyrtarë policorë, kanë bërë të ditur se i dyshuri po fshihet në qytetin Espelkam ku jetojnë 20.000 persona, transmeton Telegrafi.
Viktimat janë një burrë dhe një grua. Një prej viktimave u vra në shtëpi derisa tjetri është qëlluar para një ndërtese.
Policia ka filluar menjëherë hetimet, duke dalë në vendin e ngjarjes edhe një speciale të policisë gjermane.
Siç raporton Bild, duke u thirrur në burime brenda policisë, duke se bëhet fjalë për situatën e ashtuquajtur “Amok”, ku një person në mënyrë të pakontrolluar vret njerëz përreth vetes. /Telegrafi/