Telegrafi

Të shtëna armësh në Francë, plagosen dy persona para një xhamie

Dy persona janë qëlluar dhe plagosur para një xhamie në Brest në pjesën perëndimore të Francës, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Prokurori i Brestit, Jean-Philippe Recappe, ka deklaruar se një personi ka hapur zjarr mbi qytetarët jashtë xhamisë, e siç raportojnë mediat franceze njëri nga të plagosurit është imami kontrovers i quajtur Rachid El Ray, transmeton Telegrafi.

Viktimat janë ekzaminuar në vendin e ngjarjes dhe janë spërkatur me ujë, për shkak të temperaturave të larta që janë duke mbizotëruar këto ditë në Francë.

E televizioni francez “France 3” ka raportuar se personi i dyshuar është në arrati. Në anën tjetër nuk dihet nëse sulmi kishte motive religjioze, qërim hesapesh apo faktorë tjerë të panjohur. /Telegrafi/