Pesë persona janë vrarë dhe 18 tjerë janë plagosur, pasi një sulmues i armatosur hapi zjarr në një klub të homoseksualëve në Colorado Springs.
Sipas dëshmitarëve okularë, në këtë sulm janë qëlluar “shumë njerëz” dhe se ka pasur shumë viktima, transmeton Telegrafi.
“Klubi Q” është vendi ku ka ndodhur incidenti, e ky klub nate që organizon mbrëmje të shumta siç janë karaoke, drag show dhe për DJ, frekuentohet shumë nga të rinjtë.
BREAKING UPDATE: OFFICIALS CONFIRM 18 INJURED, 5 DECEASED. #ClubQ @KRDONC13 pic.twitter.com/WNFZHfDixA
— Joe Ruch (@JoeRuchTV) November 20, 2022
Videot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin vetura të shumta të policisë dhe ndihmës së shpejtë që janë parkuar para këtij klubi të natës.
Një përdorues i Twitter ka thënë se po përdor skanerin EMS të policisë për të informuar dhe azhurnuar, ku pranoi se janë qëlluar të paktën dhjetë persona.
Në anën tjetër, autoritetet lokale kanë konfirmuar se deri më tani pesë persona kanë vdekur dhe 18 janë plagosur. Megjithatë sipas tyre ky numër nuk është përfundimtar. /Telegrafi/
#Breaking: Colorado Springs Police confirm five are dead and 18 injured in the Club Q shooting! pic.twitter.com/RZuP6cEaYp
— Brian Sherrod (@briansherrodtv) November 20, 2022