Një person është vrarë, e pesë tjerë janë plagosur nga të shtënat në qytetin amerikan Baltimore, ka njoftuar një zyrtar policor i këtij qyteti i identifikuar si Michael Harrison.
Ai ka theksuar se të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, e deri më tani sipas hetuesve bëhet fjalë për gjashtë persona që ishin brenda një klubi mbi të cilët filluan të shtënat, transmeton Telegrafi.
Madje sipas organeve të sigurisë, sulmuesit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e policët i ishin përgjigjur menjëherë telefonatës për të shtëna armësh.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, ata hasën në dy persona që ishin qëlluar. Menjëherë ishin dërguar me urgjencë në spital për tretman, derisa katër tjerë janë dërguar në spital me vetura private. /Telegrafi/