Tre persona janë plagosur në një sulm brenda një qendre tregtare në SHBA, ku sulmuesi i qëllonte qytetarët dhe ngjarjen e tmerrshme e transmetonte live në Snapchat.
Sulmi ka ndodhur brenda një qendre tregtare në Phoenix të Arizonës, ku të paktën tre persona janë plagosur, e një prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, pas intervenimit të policisë sulmuesi është rrethuar duke e detyruar që të dorëzohet dhe të përfundojë në pranga.
Raportohet se sulmuesi ka qenë i armatosur me një pushkë automatike dhe se sulmin e kishte transmetuar live në Snapchat.
Senatori i Arizonës, Martin Kezada që ishte dëshmitarë i sulmit, ka thënë se ishte një skenë e tmerrshme. /Telegrafi/