Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh “midis dy grupeve” jashtë një supermarketi në periferi të Atlantës, SHBA

Të paktën një person u plagos të mërkurën nga të shtënat jashtë një supermarketi në periferi të Atlantës, Marietta.

Policia ka thënë se ka shkuar në skenën e të shtënave dhe se nuk ka ndonjë kërcënim për publikun.

Shefi i policisë së qarkut Cobb, Ben Cohen më vonë u tha gazetarëve se të paktën një person u qëllua dhe u transportua në një spital lokal, përcjell Telegrafi.

Policia iu përgjigj një raporti për një sulmues aktiv, por më vonë përcaktoi se të shtënat ishin “midis dy grupeve të veçanta … në zonën e jashtme të Qendrës Automobilistike Walmart”, sipas Cohen.

“Ishin dy grupe që njiheshin me njëri-tjetrin”, tha zëvendësshefi. “Ata patën një sherr… Nuk ka asnjë rrezik për publikun”. /Telegrafi/

Exit mobile version