Disa persona janë plagosur nga të shtënat që ndodhën para pak çastesh brenda një shkolle në Nashville të Tennessee, raporton BBC.
Departamenti i zjarrfikësve në këtë qytet ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se “ka pacientë të shumtë” nga një incident që ndodhi brenda një shkolle, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu njoftuan se personi që kishte shtënë mbi ta, është qëlluar nga policia dhe është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes.
Prindërve të nxënësve u është kërkuar të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë.
Shkolla Convenant në Nashville, është një shkollë private e krishterë për nxënësit e moshës parashkollore.
Sipas mediave lokale, kjo shkollë numëron afërsisht 200 nxënës, ndërsa akoma nuk dihet saktë numri i të plagosurve. /Telegrafi/