Telegrafi

Të shtëna armësh afër Ministrisë së Tregtisë, nga motoçikleta në lëvizje qëllohet vetura

Të shtëna armësh janë dëgjuar afër objektit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pasditen e së hënës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se rreth orës 15:40 nga një motoçikletë në lëvizje është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentative”, ka deklaruar Ahmeti.

Rruga “Astrit e Arbnor Dehari” është bllokuar për një periudhë të gjatë duke paralizuar trafikun që çon kah qendra e Prishtinës./Telegrafi/